Juventusi kërkon pikë Champions-i

Futboll

Juventusi kërkon pikë Champions-i

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:24
Juventusi

Sot, në orën 18:00, Juventus do të përballet me “granatat” në stadiumin “Olimpico” të Torinos. Allegri në konferencën për shtyp foli për “grackat” e kësaj ndeshjeje:

“Ka shumë kuthe, Torino bëri 15 ndeshje të pastra. Torino pëson një gol çdo 2 ndeshje, është mbrojtja e katërt më e mirë në kampionat.

Pastaj derbi është një një histori më vete për ne dhe për ta. Fitorja jonë do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm për kualifikim në Ligën e Kampionëve”.

Ky mund të jetë edhe derbi i fundit për trajnerin livornez, i cili megjithatë nuk dëshiron të mendojë për të ardhmen, por mbetet i fokusuar vetëm në sigurimin e Champions League: “

Nuk mendoj përtej këtij derbi të rëndësishëm, që është i veçantë për ne, për tifozët, për qytetin. Ne duam të luajmë përsëri Ligën e Kampionëve”.

 Për derbin, Allegri ka vetëm dy dyshime rreth formacionit të derbit të sotëm të Mole: “Për formacionin kam dy dyshime mes Iling-Kostic dhe Cambiaso-Weah”.

Në çdo rast, trajneri i Juventusit do ta zgjidhë këtë enigmë para ndeshjes. Për pjesën tjetër, Massimiliano Allegri do të mbështetet te 3-5-2. Szczesny do të jetë në portë. Në mbrojtje do të rreshtohen Gatti, Bremer dhe Danilo. Në mesfushë, nga e djathta në të majtë do të jenë Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot dhe Kostic. Në sulm ka vend për Vlahovic dhe Chiesa.

Pas fjalëve të fundit të John Elkann, në konferencën për shtyp nuk munguan as pyetjet për të ardhmen e Allegrit, i cili si një komunikues i shkëlqyer anashkaloi çështjen: “Këto ishin fjalë të rëndësishme, që nënvizuan punën e bërë në tri vite. Në këtë moment ne duhet të mendojmë vetëm për të arritur objektivat.

Mes hyrjes ose mos hyrjes në Champions League vërtiten 100 milionë euro, ne të gjithë jemi të përfshirë për ta arritur këtë objektiv. Si gjithmonë, klubi do të vendosë për të ardhmen më të mirë të Juventusit. Ne duhet të qëndrojmë të fokusuar vetëm në këtë fund sezoni, i cili na sheh të përfshirë në betejën për kualifikim në Ligën e Kampionëve dhe fitimin e Kupës së Italisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat