Kritika ndaj Luis Enriques për trajtimin e Mbappes

Futboll

Kritika ndaj Luis Enriques për trajtimin e Mbappes

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:53
Mbappe

Një i njohur i vjetër i futbollit italian, Sabri Lamoushi, ka veshur fanellat e Parmës, Interit dhe Genoa-s.

Më pas, që nga “pensionimi” ka nisur karrierën si trajner.

Eksperienca e tij e fundit ishte te Cardif Cityt, vitin e kaluar.

Ndërkohë, ai është bërë edhe një komentues i njohur i futbollit francez. I intervistuar nga “L’Equipe”, ai u fokusua në momentin e PSZH-sw, të Luis Enrique dhe zgjedhjen për ta reduktuar kohën e lojës së Kilian Mbape, pasi ky i fundit njoftoi se do të largohet kësaj vere nga parizienët.

“Ne e dimë personalitetin, idetë e lojës, kurrikulën e Luis Enrike-s dhe duhet ta respektojmë atë, por të mos vendosë lojtarin më të mirë, Kilian Mbape, në qendër të planit të lojës së tij nuk është normale.

Unë gjithmonë e vendos lojtarin tim më të mirë në qendër të lojës, sepse do t’i bëjë të tjerët të përmirësohen ose sepse, duke u marrë veçanërisht me të lojtarët kundërshtarë, do të lirojë hapësira ​​diku tjetër.

Kilian duhet vënë në qendër të lojës, në fakt këtë bëri Didie Deshamps me kombëtaren franceze.

Dhe për të flasin rezultatet e dy Botërorëve të fundit. Çështja nuk është ta vendosësh atë në kushtet më të mira, por ta përdorësh për ta vënë kundërshtarin më në vështirësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat