Rabiot largohet nga Juventusi

Futboll

Rabiot largohet nga Juventusi

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:20
Adrien Rabiot

Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pasi do të mbetet lojtar i lirë më 30 qershor.

Mesfushori francez me shumë gjasa do të largohet nga Allianz Stadium, përkundër se drejtuesit e Zonjës së Vjetër po insistojnë ta mbajnë atë.Juventus po teton ta bindë me kontratë të re lojtarin, megjithatë ai ka oferta më të mëdha financiare në tavolinë dhe e ardhmja e tij është larg Serie A.

Calciomercato ka raportuar se Rabiot do të largohet gjithsesi në fund të sezonit nga Zonja e Vjetër, derisa ka pesë klube janë duke kërkuar shërbimet e .

Arsenal, Manchester United dhe Newcastle United janë tre skuadrat angleze që duan transferimin e Rabiot.

Në garë është futur edhe Bayern Munich me francezin që vlerësohet jashtëzakonisht shumë në Allianz Arena.

Emri i klubit të pestë është ai i Galatasarayt, por duket e pabesueshme që Rabiot ta vazhdojë karrierën në Turqi përderisa ka oferta nga klubet e mëdha evropiane.

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat