Asnjë reagim nga Ulpiana dhe Vllaznia pas përjashtimit për kurdisje

Futboll

Asnjë reagim nga Ulpiana dhe Vllaznia pas përjashtimit për kurdisje

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur ta përjashtojë të premten Ulpianën dhe Vllazninë e Pozheranit nga Liga e Parë, pas kurdisjes së ndeshjes.

Kjo sepse Komisioni i Garave të FFK-së vendosi që ndeshja e xhiros së 21-të mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit ishte e kurdisur. Ndeshjen e kishte fituar Vllaznia me rezultatin 4-3.

Dy ekipet kishin mohuar se ishin të përfshira në kurdisje, megjithatë pas vendimit për përjashtim këto skuadra nuk kanë reaguar ende në rrjetet zyrtare.

Postimi i fundit i Vllanizë së Pozheranit është më 11 prill, ndërsa Ulpiana për herë të fundit ka reaguar më 9 prill. Nga gara u përjashtuan më 12 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat