Si pritet të rreshtohet Vllaznia?

Futboll

Si pritet të rreshtohet Vllaznia?

Më: 13 prill 2024 Në ora: 13:20
Vllaznia

Vllaznia pritet të luajë me formacionin më të mirë në përballjen e sotme me Laçin në “Loro Boriçi”.

Për stafin teknik ka një rikthim tejet të rëndësishëm, që është ai i mbrojtësit të djathtë Geralb Smajli.

Mungesa e tij është ndjerë në javët e fundit, ndaj dhe rikthimi i tij jep më shumë garanci për Vllazninë.

Skuadra do të jetë e plotë, me trajnerin Osmani që do të ketë të gatshëm 11-shin që ka mbajtur peshën e sezonit.

Në portë luan Qarri, në mbrojtje Smajli, Stojanoviç, Juriç dhe Hakaj, për të vazhduar në mesfushë me Krymin, Boshnjakun dhe Alivodën dhe në sulm treshja e përbërë nga Mala dhe Gruda në krahë e kapiteni Balaj në majë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat