Prishtina për këndellje dhe Gjilani për tre pikë

Futboll

Prishtina për këndellje dhe Gjilani për tre pikë

Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:23
Jashari

Prishtina është nikoqir i Gjilanit në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan në kuadër të xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë.

Kryeqytetasit janë në mesin e tabelës ku zënë pozitën e pestë dhe janë të qetë sa i përket mbijetesës, derisa shpresojnë që deri në fund ta zënë pozitën e katërt në tabelë.

Pas tre ndeshjeve me tre barazime radhazi dhe pa shënuar gol, Prishtina kërkon të rikthehet te fitoret ndaj Gjilanit.

Ndërkohë në formë të mirë janë edhe gjilanasit që në katër sfidat e fundit kanë dy fitore e dy barazime, derisa kërkojnë rezultat nga përballja me Prishtinën.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Bytyqi, Limani, Veliqi, Gallapeni, Krasniqi, Nimani, Hamiti, Jashari, Uka, Olivier.

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Roganovic, Bajrami, Ismajli, Taipi, Heric, Acka, Basa, Jarovic, Bilalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat