Jankto: E di se nuk do luaj kurrë në Arabi!

Futboll

Jankto: E di se nuk do luaj kurrë në Arabi!

Më: 13 prill 2024 Në ora: 15:28
Jankto

Futbollisti çek, Jakub Jankto ishte ndër të parët që deklaroi për statusin e tij si homoseksual pavarësisht se në të kaluarën kishte pasur një lidhje martesore, e madje duke pasur edhe një fëmijë.

Lojtari aktual i Cagliarit në Serie A, theksoi se për të asgjë nuk ka ndryshuar sa i takon botës së futbollit, edhe pse shtoi se tashmë e di mirë që nuk do të mund të luajë kurrë në Arabinë Saudite.

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

“A jam një lojtar ndryshe prej momentit që bëra “coming out”?

Jo, aspak. Jam i njëjti sepse unë gjithnjë kam ditur të ndaj jetën profesionale nga ajo personale. Ndoshta edhe mund të kisha ndryshuar nëse do të kishte pasur reagime nga ana e tifozëve në tribuna, por në fakt nuk ka pasur kontestime.

Marrëdhënien me bashkëshorten e mbylla sepse ishte e kotë ta vazhdoja. Ishim bashkë prej pesë vitesh dhe jemi prindër, por duhej të vazhdoja jetën time.

A ka ndryshuar kjo në qasjen e klubeve me mua? Nuk më ka shkuar kurrë në mendje diçka e tillë. Por, e di shumë mirë se nuk do të mund të transferohem kurrë në Arabi”, u shpreh Jankto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat