6 futbollistë rreezikojnë derbin

Futboll

6 futbollistë rreezikojnë derbin

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:26
Partizani

Partizani ka udhëtuar në Rrogozhinë për të sfiduar Egnatian, takim ky i vlefshëm për javën e 31-të të Superiorës dhe do të luhet në orën 15:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për demat që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 3 javësh.

Lajm i mire për Shehin është se në Rrogozhinë do të ketë të plotë skuadrën, teksa do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Por janë 6 futbollistë që e shqetësojnë për sfidën pasardhëse me Dinamon.

5 lojtarë janë titullarë fiks dhe  kanë nga 3 kartonë të verdhe dhe nëse ndëshkohen ndaj Egnatias atëherë do të humbasin derbin me Dinamon. Bëhet fjalë për Sotën, Atanaskovskin, Hadroj, Rrapaj, Mba dhe Mensah.

Të gjithë futbollistët e përmendur duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi në të kundër do t’u kushtojë sfidën me “Blutë”. Diçka e tillë bën me “dhimbje koke” Shehin, pasi 3 prej futbollistëve që rrezikojnë të humbasin Dinamon janë mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat