Mehmeti ka gati formacionin ndaj Erzenit

Futboll

Mehmeti ka gati formacionin ndaj Erzenit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:28
Dinamo

Dinamo pas barazimit me Kukësit ka kthyer vëmendjen te dueli me Erzenin. “Blutë” prej ditësh kanë zhvilluar përgatitjet për këtë sfidë që do të luhet në orën 18:00 në “Air Albania”.

Ekipi i Dritan Mehmetit do të kërkojë fitoren për të rimarrë vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit, pozicion që të mban në “Final Four”.  Nuk do të jetë aspak e lehtë përballë shijakasve që javën e kaluar triumfuan ndaj Egnatias kryesuese duke mbajtur gjallë “shpresat” për qëndrimin në Superiore.

Për këtë përballje, timonieri i “Bluve” do të ketë 2 mungesa të rëndësishme dhe po kaq rikthime. Rustem Hoxha do të jetë i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Luis Kaçorri ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi.

Ndërkohë nga ana tjetër rikthehen nga pezullimi Zabërgja dhe Guadiaby. Të dy lojtarët munguan ndaj Kukësit dhe tashmë marrin vendin e tyre në 11-shen e sfidës.

Formacioni i mundshëm: Sali, Marku, janku, Behiratche, Lorran , Guadiaby, Qefalia, Zabërgja, Denisson, Vila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat