Pioli: Mund të shënonim 5-6 gola, derbin e fitojmë për tifozët

Futboll

Pioli: Mund të shënonim 5-6 gola, derbin e fitojmë për tifozët

Më: 14 prill 2024 Në ora: 23:02
Stefano Pioli

Pas humbjes në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Leagues ndaj Romës në “San Siro”, Milani nuk shkoi dot përtej barazimit 3:3 në transfertën ndaj Sassuolos, një rezultat që gjithsesi mund të konsiderohet pozitiv, duke llogaritur faktin që vendasit shënuan dy gola të shpejtë.

Stefano Pioli vlerësoi shpirtin e garës që treguan të tijtë në fushë, teksa shmangu zërat për të ardhmen, duke theksuar se vendimi përfundimtar do të merret pasi të jetë mbyllur sezoni.

Jeni i kënaqur me paraqitjen e skuadrës ndaj Sassuolos?

Jam shumë i kënaqur me shpirtin që treguam, por është e qartë që duhet të shmangim pakujdesitë si ato në fillim të ndeshjes, që na kushtuan dy gola. Kishim kontrollin e lojës dhe mund të shënonim 5 apo 6 gola sot, ndaj jam shumë i kënaqur për atë që dhamë.

E prisnit një reagim të tillë nga Leao?

Ai është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme dhe nuk kisha dyshime për reagimin. Ai duhet të mësohet me këtë lloj presioni, pasi ka shumë pritshmëri rreth tij dhe pas  çdo paraqitjeje negative, do të vihet në qendër të vëmendjes. Është në formë dhe po e tregon në fushë.

Duhet të bëjmë ndeshjen tonë më të mirë, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim të përmbysim humbjen dhe të kualifikohemi. Është e qartë që ata bënë një ndeshje fantastike në Milano, por ne e dimë që mund të bëjmë shumë më tepër dhe do të luajmë shanset tona.

A janë ndeshjet e ardhshme vendimtare për të ardhmen tuaj në stolin e Milanit?

Për mua nuk ndryshon asgjë, pasi i marr ndeshjet me radhë dhe mund të them se takimi i radhës është më i rëndësishëm. Për të ardhmen duhet të presim përfundimin e sezonit, pasi aty bëhen llogaritë dhe merren vendimet.

A mund t’ia shtyni Interit festën e titullit?

Interi do ta fitojë titullin këtë sezon pasi e ka merituar me atë që ka treguar në fushë. Në derbi do të provojmë të fitojmë për t’u dhënë kënaqësi tifozëve tanë, të cilët do të jenë të shumtë në stadium dhe kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat