Donnarumma tregon vuajtjet nga kritikat

Futboll

Donnarumma tregon vuajtjet nga kritikat

Më: 17 prill 2024 Në ora: 11:20
Gianluigi Donnarumma

Paris Saint Germain ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League, pasi eliminoi të martën në mbëmje Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 6-4.

Për këtë triumf ka folur portieri, Gianluigi Donnarumma, i cili përmendi edhe kritikat ndaj tij.

“Jam shumë i lumtur tek PSG, jam tepër i lumtur që jemi kualifikuar në gjysmëfinale.

Kam vuajtur shumë nga kritikat, nuk është e lehtë, më besoni… duhet të jemi profesionist gjithmonë. Duhet të vazhdojmë dhe të qëndrojmë të fokusuar”, tha Donnarumma për Sky Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat