Ramos, i vetmi që e neutralizoi CR7 në 10 vite”

Futboll

Ramos, i vetmi që e neutralizoi CR7 në 10 vite”

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:22
Gómez e Alaba

Mario Gómez, sulmues gjerman me origjinë spanjolle, që fitoi Champions League me Bayern Munich më 2013, mbetet i lidhur me botën e futbollit. Në vitin 2022, ish-ndërkombëtari i “Mannschaft” nënshkroi me “Red Bull” për të marrë drejtimin e menaxhimit të përgjithshëm ekzekutiv të departamentit të futbollit të gjigantit të pijeve energjike.

Në podkastin “Phrasenmäher” të gazetës gjermane “Bild”, Gómez zbuloi se lojtari që i bëri më shumë përshtypje gjatë karrierës së tij ishte David Alaba, qendërmbrojtësi i Real Madridit, me të cilin përkoi në “Allianz Arena”.

“Ajo që më bën më shumë përshtypje te David Alaba është cilësia, trupi, forca mendore, shpirti, përulësia dhe energjia e tij. Për mua është lideri i personifikuar i futbollit. Asnjë rrahje gjoksi apo diçka e tillë, ai transmeton udhëheqje natyrore, është nga një planet tjetër. Kur iu bashkua profesionistëve të Bayernit na kishte idhuj, sepse për të ishim super yje.

Të ndjekësh këtë rrugë më vonë dhe të jesh lider i padiskutueshëm i Bayernit është e jashtëzakonshme. Dhe më pas bëri që Sergio Ramos te Real Madridi të harrohej menjëherë. Alaba është i vetmi që e “futi në xhep” Cristiano Ronaldon, sa herë luajti kundër tij, në 10 vite”, – nënvizoi ish-lojtari i Shtutgart, Bayern Munich, Besiktas dhe Wolfsburg.

Ish-golashënuesi shpjegoi gjithashtu se, nga këndvështrimi i tij, ka një lojtar që është i krahasueshëm me Leo Messin: “Unë do ta vendos Manuel Neuerin në të njëjtin nivel me Messin për sa i përket rëndësisë në lojë.

Nuk e di nëse të gjithë jemi të vetëdijshëm se jetojmë me një portier që ka revolucionarizuar rolin që bën në fushë. Nuk do ta kuptojmë për 20 vite. Ai është portieri që i ka bërë të gjithë të kuptojnë se këmba është po aq e rëndësishme sa dora. Mënyra se si dominon me të dyja është e pabesueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat