Besnik BashollI: Samadrexhës do t’i kthehet nami dhe emri që e ka pas ndër vite

Futboll

Besnik BashollI: Samadrexhës do t’i kthehet nami dhe emri që e ka pas ndër vite

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2024 Në ora: 16:22
Besnik Basholli

Tri skuadra luftojnë për titull e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Ferizaj, Istogu dhe Samadrexha, janë skuadra që synojnë të gjitha trofetë.

Samadrexha është në vend të tretë me 24 pikë pas javës së 16-të dhe ka 6 më pak se liderja Ferizaj dhe Istogu në vend të dytë. 

Image

Samadrexha

Samadrexha është fshat nga komuna e Vushtrrisë, që gjithmonë ka dhënë hendbolliste të dëshmuara.

Besnik Basholli, kryetar i klubit, vjen prej një familje që gjithnjë ka dhënë emra të hendbollit.

Ai flet për synimet e klubit dhe zotohet se do ta kthejë namin ashtu si i ka hije këtij klubi.

“Bota sot”: Samadrexha lufton në dy fronte, për titull dhe Kupën e Kosovës, ku shpresoni se jeni më afër qëllimit?

Besnik Basholli: Samadrexha këtë sezon do të luftojë për titull dhe për Kupën e Kosovë.

Ne besojmë shumë se kemi kualitet të arrijmë të dyja trofetë. Me datën 27 prill luajmë gjysmëfinalen me Ferizajn për Kupën e Kosovës. Shpresojmë dhe besojmë shumë në kualitetin e ekipit tonë si dhe të stafit teknik.

Po ashtu sa i përket play – off-it mendojmë se kemi kualitet dhe jemi në përgatitje e sipër çdo ditë. Trajneri Serkan, një trajner me emër në Turqi do ta bëjë të pamundurën.

“Bota sot”: Cilat ekipe janë më të papërshtatshme dhe rivale direkte, Ferizaj apo Istogu?

Besnik Basholli: Sa i përket Ferizajt dhe Istogut, ne i vlerësojmë se janë ekipe pretendente, nuk i dallojnë shumë nga kualiteti por do të kujdesemi që t’i befasojmë të dyja me një lojë të mirë nga ana jonë.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me fondin e lojtareve?

Besnik Basholli: Sa i përket fondit unë kam 7 lojtare të huaja që me jep komoditet të bëj rotacion dhe ta pushoj në çdo ndeshje nga 1 nga ato sidomos kur të jetë gjysmëfinalja dhe finalja e kupës po ashtu edhe në play - off.
Lojtaret e tona janë reprezentuese të Algjerisë dhe Tunizisë po ashtu kemi lojtaret turke majtake që shtojnë sigurinë dhe bukurinë e lojës tonë.

“Bota sot”: Çfarë i mungon më shumë Samadrexhës?

Besnik Basholli: Samadrexha dhe mua si kryetar klubi na duhet mbështetje si nga ana e komunës së Vushtrrisë dhe po ashtu nga sponsorët tjerë, siç e dijnë unë jam edhe kryetar dhe sponsor kryesor i klubit pa i anashkaluar e harru sponsorët tjerë që pa ndihmën e tyre nuk kisha mundur te jem pretendent për dy titujt.

“Bota sot”: Ka kohë që palestra sportive është ndërtuar në Samadrexhë, sa e ka lehtësuar punën për klubin?

Besnik Basholli: Palestra në Samadrexhë duhet renovim dhe nuk i plotëson të gjitha kushtet sidomos nuk është e përshtatshme për lojëra ndërkombëtare për arsye të mungesës së parketit dhe pjesë së amortizimit kemi bërë kërkesë në MKRS dhe kuvendin komunal por nuk kemi marr përgjigje pozitive. Me këtë kërkesë tonën që është shumë e rëndësishme të rregullohet sepse për momentin është vetëm me gomë sintetike dhe beton asgjë më shumë. Në këtë fushë mund të lëndohen edhe lojtaret gjë që na ka ndodhë me portieren tonë në sezonin vjeshtor .

“Bota sot”: A i keni pritur këto rezultatet e deritashme?

Besnik Basholli: Rezultatet që kemi arritur deri tash pas shumë investimeve i kemi prit edhe shpresojmë në arritjen e aspiratave tona për titull dhe kampion.

“Bota sot”: Ku janë përparësitë e Samadrexhës ndaj rivaleve që luftojnë për trofe?

Besnik Basholli: Përparësitë sa i përket kualitetit si në lojtare dhe po ashtu stafit teknik në krye me trajnerin Serkan Inci, trajner i përgatitur dhe me përvojë europiane, është arma jonë më e fortë në këtë fazë.

“Bota sot”:  Cilat janë planet e këtij klubi për të ardhmen?

Besnik Basholli: Si kryetar i KHF Samadrexhës planet tona janë që të paraqitemi në garat europiane shumë serioze dhe të sjellim rezultate shumë të mira, po ashtu dua të ju njoftoj se në sezonin e ardhshëm do të kemi mundësinë të shohim Samadrexhën me 2-3 lojtare të Europës elitare të cilat tashmë kanë korrur suksese me ekipet e tyre në arenën ndërkombëtare. Këtu bëhet fjalë për lojtaret kampione e nënkampione të cilat e kanë parë seriozitetin e KHF Samadrexhës në krye me mua si kryetar.

Unë, nga ana profesionale jam magjistër i farmacisë që udhëhoqi dy kompani Doa pharm dhe Royal depo që 10 vite si një njeri i provuar me menaxhim të mbi 100 punëtorëe.

Këto kompani janë sponsor kryesor me sponsorët tjerë përkrah.

Samadrexhës do t’i kthehet nami dhe emri që e ka pas ndër vite që nga 1974 me gjeneratat e arta, tash radha ime si kryetar që kam filluar rrugëtimin e ndryshimit nga viti i kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat