Shevchenko e gjen zgjidhjen për “luftimin” e kurdisjeve

Futboll

Shevchenko e gjen zgjidhjen për “luftimin” e kurdisjeve

Më: 18 prill 2024 Në ora: 20:58
Shevchenko

Federata e Futbollit e Ukrainës ka vendosur për poligraf për gjyqtarët, për të mos patur dilema rreth kurdisjeve apo gabimeve.

Federata, e kryesuar nga presidenti i saj i emëruar së fundmi – sulmuesi legjendar dhe ish-menaxheri i ekipit kombëtar të Ukrainës, Andriy Shevchenko – ka prezantuar një masë të re drastike kohët e fundit. Gjyqtarët e tij tani i nënshtrohen testeve poligrafike.

Për ata që nuk e dinë, poligrafët matin ndryshimet e një personi në presionin e gjakut, rrjedhjen e gjakut, ritmin e frymëmarrjes dhe reagimet e djersës për të përcaktuar nëse ata po thonë të vërtetën.

Pse po përdoren në futbollin ukrainas?

Sipas FA-së atje, qëllimi është të shmangen akuzat për paragjykim dhe të përmirësohen standardet, por gjithashtu, më e rëndësishmja, të ndihmojë në çrrënjosjen e korrupsionit, ryshfetit dhe trukimit të ndeshjeve. Këto çështje kanë dëmtuar sportin në Ukrainë për shumë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat