Roma rrëzon Milanin nga Europa League

Futboll

Roma rrëzon Milanin nga Europa League

Nga: K.Goca Më: 18 prill 2024 Në ora: 23:00
Roma

Roma në festë!

Skuadra e Romës e ka mposhtur me rezultat 2:1 Milanin, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Europa League në futboll.

Mancini e hapi serinë e golave në minutën e 12-të dhe Dybala e dyfishoi atë në minutën e 22-të.

Gabbia në minutën e 85-të realizoi për udhëtuesit, 2:1.

Celik në minutën e 31-të është ndëshkuar me karton të kuq duke e lënë Romën me një lojtar më pak.  

Roma edhe sfidën e parë e ka fituar me 1:0 dhe është kualifikuar në gjysmëfinale, Milani eliminohet.

Trajneri i Milanit, Pioli, është i tronditur nga ky eliminim, ndërsa homologu i tij, De Rossi kremton këtë sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat