Casemiro: Mbappe më kujton Ronaldon për një arsye

Futboll

Casemiro: Mbappe më kujton Ronaldon për një arsye

Më: 19 prill 2024 Në ora: 19:04
Ronaldo

Kylian Mbappe ka të njëjtën “nuhatje për golin” si Cristiano Ronaldo, sipas Casemiro-s.

Ylli francez pritet që të transferohet te Real Madrid në fund të sezonit.

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, ka folur për të në një intervistë të dhënë për El Chiringuito, duke shpjeguar pse ai është gati të ndjekë gjurmët e CR7 te madrilenët:

“Mbappe më kujton Cristiano-n. Ai e nuhat golin sa herë që është në fushë. Duhet të bësh kujdes ndaj tij sepse ai mund të shënojë në çdo moment. Cristiano ishte kështu”, ka thënë ylli i Djajve të Kuq.

Mbappe, i cili luajti për dy vite me Lionel Messi-n te PSG mes 2021-shit dhe 2023-shit, është një fans i madh i kampionit portugez. Ish-shoku i skuadrës Abdou Diallo tha në 2022-shin:

“Cristiano Ronaldo është gjithçka për Kylian Mbappe. Nëse zgjedh Messi-n para Cristiano-s, Mbappe do të debatojë për të paktën një orë. Për të, CR7 është i paprekshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat