I gjeti në Play-Out dhe i la në Final Four

Futboll

I gjeti në Play-Out dhe i la në Final Four

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:23
Qatip Osmanin

Shkarkimi i Qatip Osmanit nga Vllaznia shokoi opinionin sportiv në Shqipëri. Klubi shkodran njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me teknikun tetovar si dhe asistentin e tij, Bashkim Livareka. Një vendim i çuditshëm që supozohet se erdhi prej rezultateve negative në javët e fundit dhe elimimin nga Kupa.

Egnatia trondit Vllazninë, kuqeblutë largojnë Qatip Osmanin

Në 5 javët e fundit të kampionatit, Vllaznia s’ka marrë asnjë fitore dhe vetëm 3 pikë nga 15 të mundshme. Megjithatë, shkodranët janë në një pozicion të qetë sa i përket zonës Final Four me plot 6 pikë larg vendit të 5-të.

Që prej ardhjes së Osmanit në Shkodër, në javën e 11-të të Superiores, Vllaznia është skuadra që ka marrë më shumë pikë nga të gjitha. Në 26 ndeshje ai regjistroi 13 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje duke grumbulluar plot 40 pikë. Një ecuri prej kampioni.

Tetovari i mori kuqeblutë nga vendi i 7-të me pikë të barabarta me zonën Play-Out dhe i ngjiti në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat