Interi futet në garë për objektivin kryesor të Milanit

Futboll

Interi futet në garë për objektivin kryesor të Milanit

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:43
Xhoshua Zirkzee

Nuk është vetëm Gudmundson në dëshirat e Interit. Kampionët e rinj të Italisë duan të bëjnë një bujë të madhe në sulm për sezonin e ardhshëm dhe në listën e drejtuesve një nga emrat kryesorë është Xhoshua Zirkzee i Bolonjës.

Operacioni nuk është i thjeshtë, siç shpjegon “La Gazzetta dello Sport” pasi për holandezin kërkesa është të paktën 70 milionë euro dhe për shërbimet e tij është interesuar edhe Milani. Holandezi do të përbënte një investim ekonomik pothuajse dyfishi i atij për Gudmunson, për të cilin Interi mund të tentojë ende.

Merkato zikaltër do të duhet të ketë një bilanc zero, ndaj edhe blerjet do të financohen nga shitjet. Në këtë kuptim, lamtumira e Dumfris mund të jetë një burim i vlefshëm parash për të ri investuar.

Si dhe transferimet e disa lojtarëve të rinj: Stankoviç, vëllezërit Esposito, Satriano, Agume, Oristanio, por mbi të gjitha Valentin Karboni.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat