Shqiptarin që e krahasonin me Messin në Spanjë

Futboll

Shqiptarin që e krahasonin me Messin në Spanjë

Nga: K. Goca Më: 26 prill 2024 Në ora: 15:47
Enis Bardhi

Kapiteni i futbollit të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, në një intervistë për mediat turke ka folur edhe për qëndrimin e tij në fanellën e Trabzonsporit dhe për kohën kur ishte një nga kryesorët e skuadrës spanjolle, Levante.

 “Kur luaja në Spanjë shënova shtatë gola nga 25 goditje të lira, ndërsa Messi shënoi tetë gola nga 52 goditje të lira.

Unë kisha një përqindje shumë më të mirë se ai. Sinqerisht, kam qenë i lumtur që jam krahasuar me një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave”, tha Bardhi.

Në një pjesë të intervistës ai flet për përshtatjen e tij në Trabzon, por edhe për sezonin e vështirë në të cilin nuk mori mundësinë e duhur.

“Viti i kaluar ishte shumë i vështirë për mua, nuk kam folur për këtë sepse është e vështirë për mua.

Gjatë gjithë kohës ndjeva një lloj barre, presioni ishte i madh dhe derisa një mëngjes i thashë qartë vetes se nuk doja të largohesha në këtë mënyrë nga Trabzoni.

Kam pasur një dëshirë të madhe për të qëndruar dhe për të lënë diçka të rëndësishme këtu.

Nga ai moment situata ndryshoi”, theksoi Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat