Acerbi mbyll para kohe sezonin me Interin

Futboll

Acerbi mbyll para kohe sezonin me Interin

Më: 26 prill 2024 Në ora: 22:05
Acerbi

Francesco Acerbi mbyll para kohe sezonin me Interin.

Mbrojtësi veteran italian ka shfaqur probleme muskulore dhe është lënë pushim nga trajneri Inzaghi, teksa në sfidën e të dielës ndaj Torinos do të jetë radha e holandezit De Vrij.

Për gjendjen e tij shëndetësore ka folur edhe vetë Acerbi, që ndër të tjera ka zbuluar se ka sakrifikuar duke luajtur me dhimbje, teksa tashmë ka vendosur prioritet rikuperimin për Kampionatin Europian.

“Prioriteti im është gjithmonë të jap maksimumin për këtë fanellë, ndaj muajt e fundit kam luajtur duke shtrënguar dhëmbët, pavarësisht pubalgjisë.

Tani me dy yjet në fanellë, kam kohë të rikuperoj dhe të jem 100% në formë për impenjimet me Italinë në Europian”, shkroi mbrojtësi italian.

Acerbi pritet të qëndrojë pushim për dy tre javë dhe më pas të rinisë stërvitjen, por jo më për të luajtur. Me 36 vite mbi supe, italiani pritet të kthehet në fushë vetëm në ndeshjet e Italisë së Spallettit, përfshi këtu miqësoret para Europianit dhe sfidën ndaj Shqipërisë në Dortmund më 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat