Dy përballje luhen sot në Albi Mall Superligën

Futboll

Dy përballje luhen sot në Albi Mall Superligën

Më: 27 prill 2024 Në ora: 08:39
Superliga e Kosovës

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje të Albi Mall Superligë, të vlefshme për javën e 31-të.

Superliga e Kosovës pritet ta ketë një fundjavë të zjarrtë pasi luhet për titull dhe për mbijetesë.

Megjithatë, ndeshjet e sotme më shumë kanë të bëjnë me mbijetesën, por edhe me garat evropiane.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në Drenas, ku Feronikeli e pret Malishevën në ‘Rexhep Rexhepi’.

Në anën tjetër, Fushë Kosovës është nikoqire e Lirisë, me vendasit që janë ende në garë për të mbetur në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat