Guler: Jam në klubin më të mirë në botë dhe jam super i lumtur

Futboll

Guler: Jam në klubin më të mirë në botë dhe jam super i lumtur

Më: 27 prill 2024 Në ora: 10:17
Arda Guler

Arda Guler e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Real Madridi, duke thënë se është i lumtur.

Guler shënoi një gol të bukur në fitoren e “Mbretërve” ndaj Real Sociedadit, në mbrëmjen e së premtes.

“Jam në klubin më të mirë në botë dhe jam super i lumtur”, u shpreh Guler.

“Nuk jam duke punuar vetëm fizikisht, por edhe me mentalitetin tim. Po pres me durim, mentaliteti im është të vazhdoj të përmirësohem”.

“Dua të falënderoj Ancelottin për mundësinë”.

Ndërkohë, trajneri Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp pas ndeshjes siguroi se mesfushori turk do të jetë pjesë e planeve të tij.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, ai do të marrë minuta… Arda Guler do të jetë pjesë e ekipit tonë edhe për vitin e ardhshëm”, ka thënë Ancelotti.

Arda ka shënuar dy gola deri më tani në La Liga këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat