Klubet dhe ligat kombëtare bëhen bashkë, ultimatum FIFA-s

Futboll

Klubet dhe ligat kombëtare bëhen bashkë, ultimatum FIFA-s

Më: 27 prill 2024 Në ora: 13:40
Infatino

Ultimatum drejtuar FIFA-s. Kalendari i mbingarkuar zemëron ligat evropiane dhe lojtarët. Kështu del, shkruan “Repubblica.it”, nga takimi i zhvilluar të premten në Londër, me protagonistë kampionatet kryesore europiane, përfshirë Serie A italiane, si dhe sindikatat e lojtarëve. Kundërshtari i tyre? Një kalendar ndërkombëtar i tejmbushur me ndeshje.

Ultimatumi ka afat 17 majin. Në atë datë do të mbahet kongresi i radhës i FIFA-s, i cili do të duhet të japë një përgjigje për këtë temë. Më të zëshmit duket se janë vetë lojtarët, të cilët ankohen për një ngarkesë të tepruar, por edhe ligat kombëtare.

Ky është qëndrimi, për shembull, i Maheta Molango, president i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë, Sindikata e Futbollistëve Anglezë: “Ne nuk përjashtojmë asgjë. Një studim që kemi kryer tregon se Rashford i Manchester United ka luajtur tashmë dy herë më shumë ndeshje sesa Beckham në moshën e tij”.

Umberto Calcagno është në të njëjtën linjë: “Duhet të reduktojmë ndeshjet. Do të presim kongresin e FIFA-s, pastaj do të bëjmë diçka konkrete. Ne jemi të gjithë të bashkuar, sindikatat e futbollistëve dhe ligat. E dimë mirë se çfarë duam të arrijmë dhe sigurisht nuk do të qëndrojmë duarkryq, vetëm të shikojmë”.

Deri më tani, FIFA nuk iu është përgjigjur asnjëherë kërkesave të lojtarëve dhe klubeve, të cilët tashmë janë gati të ndërmarrin veprime ligjore. Në “shënjestër” është edhe UEFA, e cila me Ligën e re të Kampionëve ka shtuar ngarkesën e ndeshjeve sezonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat