Futbolli përfundon në sytë e BE-së kundër pastrimit të parave

Futboll

Futbolli përfundon në sytë e BE-së kundër pastrimit të parave

Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Futbolli profesionist përfundon në radarët e antipastrimit të parave europiane. Faqet e “Il Sole 24 Ore” flasin më shumë në lidhje me këtë temë, duke iu rikthyer vendimit të Parlamentit Europian. Të martën e kaluar, Strasburgu miratoi rregulla të reja për këtë çështje, me futbollin si objektivin kryesor.

Në veçanti, synohet blerja dhe shitja e futbollistëve, financimin e klubeve profesionale të futbollit, sponsorizimet dhe të gjitha operacionet me agjentë ose ndërmjetës të tjerë. Kjo është një direktivë vetë-zbatuese, e cila do të bëhet ligj në të gjitha vendet anëtare brenda 36 muajve nga botimi i saj në Gazetën Zyrtare Europiane, pavarësisht nga përshtatja e legjislacionit kombëtar.

Detyrimi për gjurmimin e operacioneve do të bjerë për të gjitha klubet profesionale, me përjashtim të atyre me një xhiro më të vogël se 5 milionë euro.

Shtetet anëtare, megjithatë, do të jenë gjithashtu në gjendje të ofrojnë rregulla më të rrepta. Të gjitha subjektet ekonomike që operojnë në futboll, nga anëtërët tek agjentët, duhet t’i nënshtrohen një verifikimi adekuat të klientëve të tyre, me synimin për të kuptuar strukturën aktuale të pronësisë dhe kontrollit të klientit.

Në rast të një verifikimi negativ, agjentët dhe presidentët duhet të përmbahen nga mbyllja e marrëveshjes dhe të raportojnë tentativën e transaksionit të dyshimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat