Skuadra shqiptare bën edhe një hap drejt titullit në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare bën edhe një hap drejt titullit në Mal të Zi

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2024 Në ora: 20:56
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare, Deçiqi, ka importuar pikë të artë nga Tivari, duke luajtur baras (1:1) me Mornarin.

Vendasit kaluan në epërsi me golin e futbollistit Milan Vushuroviq në minutën e 17-të. 

Skuadra shqiptare pas angazhimit të madh ka barazuar rezultatin me golin e Oliver Sharkiq në minutën e 39-të.

Deçiqi plot 13 minutat e fundit ka luajtur me një futbollist më shumë por këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzuan. 

Në minutën e 83-të, Mario Gjolaj në vend që të shënoi ai nga afërsia 7-8 metra çuditërisht gjuajti jashtë shtyllës së djathtë të Mornarit.

Deçiqi i gëzohet barazimit me rezultat 2:2 mes Buduçnostit të Podgoricës dhe Sutjeskës së Nikshiqit, kësisoj ka ruajtur epërsinë 3 pikë para vendit të dytë në tabelë.

Deçiqi bën një hapa drejt titullit të parë në histori të klubit.   

Pas javës së 32-të, Deçiqi kryeson me 58 pikë, pasojnë Buduçnosit me 55, Sutjeska 53, Mornari 52 pikë etj.

Edhe katër javë kanë mbetur deri në fund e djelmoshat e presidentit Pal Dreshaj, janë shumë afër qëllimit të tyre.

Në javën e ardhshme, Deçiqi luan në Plevlë kundër Rudarit, Buduçnosit në Tivat me Arsenalin dhe Sutjeska në Nikshiq e pret Petrovacin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat