Aston Villa lë dy pikë përballë Chelsea-t

Futboll

Aston Villa lë dy pikë përballë Chelsea-t

Më: 27 prill 2024 Në ora: 23:17
Aston Villa

Mbyllet me katër gola por pa një fitues përballja e “Villa Park” të Birminghamit mes Aston Villas dhe Chelsea-t për javën e 35-të të Premier League-s.

Në fakt, ishin dy pikë të humbura në shtëpi nga ekipi i drejtuar nga Unay Emeri, pasi shpërdori një epërsi të dyfishtë të arritur në pjesën e parë falë autogolit të Cucurellas dhe finalizimit të Rogers.

Në minutën e 62-të shkurtoi diferencën Madueke në 2-1, për të ardhur më pas te goli i mrekullueshëm i Gallagher. Që barazoi rezultatin.

Në minutën e pestë shtesë Disasi shënoi për Chelsea-m një tjetër gol, por që u anulua nga sistemi VAR për ndërhyrje të gabuar në vijim të aksionit,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat