Luis Enrique: Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në karrierë

Futboll

Luis Enrique: Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në karrierë

Më: 28 prill 2024 Në ora: 14:54
Luis Enrique

Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka komentuar barazimin e së shtunës 3-3 me Le Havre, që ka shtyrë festën për titullin në Ligue 1 të parisienëve:

“E kemi fituar gjithsesi kampionatin, kemi një diferencë më të mirë golash. Ka qenë një mbrëmje e çuditshme, kundërshtari ka bërë pak gjuajtje në portë dhe ka shënuar tre gola, mendoj se nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në karrierë.

“Kanë mbrojtur mirë, por meritonim të fitonim. Do të doja të theksoja se tifozët tanë janë të pabesueshëm, mbështetja e tyre na ka ndihmuar të luftojmë deri në fund”.

Luis Enrique ka shtuar: “Jemi kampionë. Nuk ka rëndësi nëse ka një festë apo jo. Kemi një diferencë golash +27 ndaj vendit të dytë, ndihem kampion tashmë. Edhe nëse nuk marrim më asnjë pikë, do të jemi kampionë.

“Mbetet finalja e Kupës së Francës, o të kërkojmë të arrijmë finalen e Champions League. Skuadra është në momentin më të mirë të sezonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat