Monchi: Nuk do të ketë asnjë problem

Futboll

Monchi: Nuk do të ketë asnjë problem

Më: 28 prill 2024 Në ora: 16:31
Monchi

Drejtuesi i Aston Villas, Monchi mund të shohë Julen Lopetegui duke marrë drejtimin e Milan.

Ish-trajneri i Wolves është në bisedime me kuqezinjtë.

Monchi punoi me Lopeteguin te Sevilla dhe tha: “Ai nuk do të ketë asnjë problem sepse është mësuar të punojë në ekipe të mëdha dhe, për rrjedhojë, në situata të presionit dhe kërkesës së madhe. Unë mendoj për Porton, Real Madridin, Spanjën…

“Po, mund të jetë një moment i vështirë për të marrë drejtimin e Milanit duke marrë parasysh atë që ka ndodhur muajt e fundit, por Julen ka përvojë të madhe edhe në këtë aspekt.

“Kur erdhi te Sevilla, klubi po kalonte dy vite shumë të vështira. Dhe e njëjta gjë ndodhi me Wolves, që u përball me një krizë të thellë dhe  rikuperoi.

“Julen është një figurë ideale, sepse ai di të nxjerrë më të mirën nga lojtarët, dhe jo vetëm kaq, duhet të kemi parasysh një aspekt tjetër të rëndësishëm: ai është një trajner i mësuar të punojë me dhe për klubin. Ai kupton dhe interpreton nevojat e klubit në mënyrë perfekte.

“Ai ka kërkesat e tij, siç është normale, por ai gjithmonë punon në harmoni me klubin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat