Vllasa operohet, KF Llapi: Është ndër futbollistët më premtues

Futboll

Vllasa operohet, KF Llapi: Është ndër futbollistët më premtues

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:30
Batatina viziton futbollistin

Futbollisti i Llapit të Podujevës, Elton Vllasa, është operuar me sukses.

Drejtuesit e KF Llapit, shpresojnë që lojtari të rikthehet sa më shpejt që është e mundur në fushën e lojës.

“Mesfushori ynë, Elton Vllasa e ka përfunduar me sukses operimin e meniskut medial të gjurit.

Pas operimit, Vllasën e kanë vizituar kryetrajneri i ekipit, Tahir Batatina dhe kryetrajneri i ekipit U21, Mehmet Agushi.

Kryetrajneri Batatina i ka ofruar mbështetje Vllasës në këtë sfidë si dhe i ka dëshiruar shërim sa më të shpejt.

Mesfushori është ndër futbollistët më premtues nga Akademia dhe i njëjti gjatë verës ka firmosur kontratë me ekipin e parë.

Të gjithë në KF Llapi i urojnë shërim sa më të shpejtë dhe presin që ai të rikthehet edhe më i fortë se që ishte”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat