​Klubet bien dakord për kufirin e shpenzimeve në Premier Ligë

Futboll

​Klubet bien dakord për kufirin e shpenzimeve në Premier Ligë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Siç bëhet e ditur na “The Times”, klubet e Premier Ligës kanë rënë dakord në parim për një kufi në shpenzimet e tyre për herë të parë, pavarësisht kundërshtimit nga dy klubet e qytetit të Manchesterit.

Propozimi i "ankorimit", i cili do të kufizonte skuadrat kryesore në shpenzimin e një pjese të shumës që klubi i fundit merr në të drejtat televizive dhe çmime për transferime, paga dhe agjentë, tani do t'i nënshtrohet një analize "ligjore dhe ekonomike", me synimin për të mbajtur një votim të plotë në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Premier Ligës në qershor.

Bëhet e ditur se 16 nga 20 klubet votuan pro, ku Manchester United, Manchester City dhe Aston Villa votuan kundër ndërsa Chelsea abstenoi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat