Roma - Leverkusen, sfidë e nxehtë

Futboll

Roma - Leverkusen, sfidë e nxehtë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:59
Orari i ndeshjeve

Krahas ndeshjeve gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve, këtë të enjte luhen edhe dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës, ligë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.

Roma në ‘Olimpico’ do të presë Bayer Leverkusenin, duel ky që pritet të prodhojë një ndeshje të madhe.

‘Romakët’ që eliminuan Milanin në rrethin e kaluar, synojnë ta bëjnë të njëjtën gjë edhe ndaj Leverkusenit, skuadër kjo që tashmë ka siguruar titullin e kampionit në Gjermani.

Marseille-Atalanta, është gjysmëfinalja tjetër e kësaj ligë. Skuadra francezen e pret një duel tepër i vështirë, në një sfidë ku italianët e skuadrës nga Bergamo llogaritën favorit të paktën në letër.

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat