Terziç: Të shfrytëzojmë këtë epërsi që kemi për të shkuar në finale

Futboll

Terziç: Të shfrytëzojmë këtë epërsi që kemi për të shkuar në finale

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:18
Edin Terziç

Dortmundi triumfoi 1:0 në gjysmëfinalen e parë ndaj PSG-së, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe.

Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri i skuadrës gjermane, Edin Terziç, për mikrofonin e “DAZN”.

“Ishte një fitore e merituar, një paraqitje e mirë e ekipit. Ne mund të kishim shënuar më shumë gola, por edhe ata, mund të kishin shënuar. Kjo është arsyeja pse rezultati është në rregull nga këndvështrimi im.

Ne vrapuam shumë, ky fakt është shumë i rëndësishëm në një ndeshje si kjo.

Gjithçka që na duhet tani është një barazim në ndeshjen e dytë, por duhet duhet të tregohemi dinjitozë në ndeshjen e kthimit dhe ta shfrytëzojmë këtë avantazh që kemi për të shkuar në finale”, u shpreh Terziç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat