Një 16-vjeçar i kërkon 2 milionë euro në sezon Milanit

Futboll

Një 16-vjeçar i kërkon 2 milionë euro në sezon Milanit

Më: 2 maj 2024 Në ora: 19:50
Milani

Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur të marrë situatën në dorë dhe punon me rinovimin e kontratës së Françesko Kamardës me Milanin.

Javët e fundit kjo ka qenë një temë shumë e nxehtë, me disa ndryshime.

Në fillim nënshkrimi i tij dukej praktikisht një formalitet, ndërsa më vonë duket se pati disa vështirësi që lidheshin me kërkesën e 16-vjeçarit për një rrogë prej 2 milionë eurosh në sezon.

Siç raportohet nga kolegët e “SKY”, Zlatan Ibrahimoviç ka marrë komandën e operacioneve.

Ish-sulmuesi i konsideroi të tepërta kërkesat e menaxherit Xhuzepe Rizo dhe raporti me këtë të fundit do të ishte ftohur.

Pavarësisht kësaj, filtron optimizëm për suksesin e negociatave që mund të mbyllen me 1 milion euro rrogë në sezonin e parë e për ta rritur në bazë të ecurisë së Kamardës që sivjet pati mundësinë e debutimit në ekipin e parë dhe gjithmonë është shprehur i gatshëm për të vijuar karrierën e tij me kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat