​Kontaktohet nga Bayern Munich, De Zerbi ka një paralajmërim për Brightonin

Futboll

​Kontaktohet nga Bayern Munich, De Zerbi ka një paralajmërim për Brightonin

Më: 2 maj 2024 Në ora: 20:32
Roberto De Zerbi

Sipas spekulimeve në Itali, Bayern Munich e ka kontaktuar trajnerin e Brightonit, Roberto De Zerbin, i cili gjithashtu po lidhet me punën e trajnerit te Milani.

De Zerbi është ngjitur në listën e kandidatëve për Bayernin, pas pengesave në garën për Ralf Rangnick, i cili vendosi të mbetet trajner i Kombëtares së Austrisë, dhe vendimit të Xavit për të vazhduar te Barcelona.

Tani “Tuttomercatoweb” pretendon se Bayern Munich ka bërë një hap të rëndësishëm drejt De Zerbit duke kontaktuar me agjentët e tij.

Në të njëjtën kohë, De Zerbi mori pjesë në një ngjarje me shefat e Brightonit ku u tha fansave se do të mbetet me klubin vetëm nëse është "i lumtur" dhe ndihet i "motivuar" për të vazhduar përmirësimin.

Drejtori Paul Barber u përgjigj duke i siguruar se do t'i sillte De Zerbit një kapuçino për ta mbajtur të lumtur çdo mëngjes.

“Kam nevojë për më shumë se kapuçino,” qeshi De Zerbi në përgjigje.

“Unë nuk jam duke punuar për karrierën. Unë jam duke punuar që të zgjohem i lumtur në mëngjes. Nëse do të jem i lumtur në të ardhmen në Brighton, nuk ka asnjë ekip që mund të më sjellë nëse nuk dua. Por nëse nuk jam i lumtur në mëngjes, nëse nuk ndiej motivimin për të punuar si sezonin e kaluar - apo edhe këtë sezon, a? Mund të ndryshoj sepse nuk jam në gjendje të jap më të mirën. Mendoj se nëse jam në gjendje të jap më të mirën, mund t'i shtyj lojtarët. Përndryshe është e vështirë sepse nuk mund ta ndryshoj fytyrën time. Nëse nuk besoj ose nuk ndjej diçka të fortë, diçka më shumë se futbolli, më shumë se punë, është e vështirë për mua”, shtoi më tej De Zerbi.

De Zerbi gjithashtu është lidhur me një rikthim në Itali me Milanin që po shpreh interesim serioz në teknikun italian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat