Fiorentina me mund të madh e mundi Club Bruggen

Futboll

Fiorentina me mund të madh e mundi Club Bruggen

Nga: K.G. Më: 2 maj 2024 Në ora: 23:08
Fiorentina

Fiorentina ka shënuar fitore të vështirë, me rezultat 3:2 ndaj skuadrës belge, Club Brugge, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Conference League në futboll.

Ndeshje me rivalitet, me pesë gola dhe një karton të kuq. 

Në minutën e 61-të, Club Brugge mbetet me një lojtar më pak, pasi që Onyedika është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Sottil (5'), Belotti (37'), Nzola (90+1') shënuan për Fiorentinën dhe Vanaken (17' - nga penalltia) e Thiago (63') për skuadrën belge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat