Muriqi: E fillova duke humbur penallti

Futboll

Muriqi: E fillova duke humbur penallti

Më: 3 maj 2024 Në ora: 12:30
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 e ka bërë një përmbledhje të këtij sezoni me Mallorcan.

Muriqi e kishte nisur mirë edicionin 2023/24, por një lëndim me kombëtaren e la atë jashtë për 3 muaj.

Ai u rikthye më pas, duke e ndihmuar Mallorcan të shkojë deri në finale, por duke u mposhtur pas penalltive nga Athletic Bilbao.

“Nuk ishte sezoni im më i mirë.

E fillova duke humbur penallti, më pas u riktheva duke shënuar gola por u lëndova.

Unë dua që ky sezon të mbyllet me një notë të mirë dhe Mallorca në pozitë të mirë”, u shpreh Muriqi..

Mallorca ende nuk e ka siguruar matematikisht mbijetesën, por është pranë kësaj arritjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat