Dikur yll i futbollit, sot vuan për bukën e gojës

Futboll

Dikur yll i futbollit, sot vuan për bukën e gojës

Më: 3 maj 2024 Në ora: 15:29
Eike Immel

Eike Immel, ish-portier i gjerman (19 paraqitje për Republikën Federale të Gjermanisë), që gjatë karrierës së tij ka luajtur për emra të mëdhenj të futbollit si Borussia Dortmund, Stuttgart dhe Manchester City, është në një situatë shumë të vështirë financiare.

63-vjeçar, i cili vari “dorezat në gozhdë” në vitin 1997 dhe fitoi miliona euro gjatë gjithë karrierës së tij, jeton me ndihmë sociale në një apartament komunal në qytetin e tij (Stadtallendorf). Atij i kanë mbetur vetëm 2 euro në llogarinë e tij bankare nga shuma që i kanë kaluar muajin e fundit.

“Tani jetoj me 1136 euro në muaj. 573 euro nga kjo shumë shkojnë për qiranë, duke më lënë vetëm 562 euro për shpenzime të tjera. Është një betejë e vërtetë për të përballuar bukën e gojës… Ndonjëherë më mbeten vetëm 2 euro,” deklaroi Eike Immel në “Stat 1”.

“Të gjitha mobiliet në apartament m’i kanë falur dhe një mik që drejton një restorant më lejon të ha falas”, shpjegoi ai.

“Paratë nuk ishin shqetësim për mua në të kaluarën. Unë jetoja jetën. Ndonjëherë fatura ime e celularit arrinte në 10,000 euro në muaj. Një Krishtlindje shpenzova më shumë se 26,000 euro për rroba për të dashurën time të re. Pagova më shumë se një milion euro për shtëpinë time, por në një moment më erdhën përmbaruesit në derën time”, kujton Immel.

Ish-lojtari i Manchester City-t shpjegoi se “zyra e taksave tha se u detyrohesha 935,000 euro dhe nuk mund ta paguaja atë”.

Bëra gjëra që çdo njeri normal do të thoshte se nuk mund të ishin të vërteta… Nuk e kisha menduar mjaftueshëm për të ardhmen. Menaxhimi i parave nuk është një nga pikat e mia të forta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat