Leverkuseni dy ndeshje larg rekordit 59 vjeçar të Benfica-s

Futboll

Leverkuseni dy ndeshje larg rekordit 59 vjeçar të Benfica-s

Më: 3 maj 2024 Në ora: 16:12
Bajer Leverkusen

Nëse Bajer Leverkusen do të evitojë humbjet në dy takimet e radhës atëherë skuadra e Alonsos do të futet në historinë e futbollit duke shkruar njërën prej faqeve më legjendare të tij.

Në transfertën e “Olimpico”-s skuadra gjermane ka mbajtur kuotën 0 në kolonën e humbjeve duke iu afruar kështu rekordit të vendosur nga Benfika në sezonin 1963–1965 ky nuk pësoi humbje plot 48 ndeshje radhazi.

Në rast se skuadra e Alonsos eviton humbjet në dy takimet e radhës atëherë do të jetë ajo, e cila thyen rekordin e portugezëve të vendosur plot 59 vite më parë.

Leverkusen nuk humbet prej 47 takimesh ndërsa në duelet e radhës përballet me Ajntraktin e Frankfurtit dhe Romën.

Skuadrat me më shumë ndeshje pa humbje:

48 – Benfika (1963–1965)

47 – Bajer Leverkusen (2023–)

45 – Dinamo Zagreb (2014–2015)

45 – Rijeka (2016–2017)

44 – Rejnxhërs (1992–1993)

43 – Juventus (2011–2012)

42 – Milan (1991–1992)

42 – Ajaks (1995–1996)

41 – The New Saints (2023–2024)

40 – Fiorentina (1955–1956)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat