Interi po e synon “Osimhenin e ri”

Futboll

Interi po e synon “Osimhenin e ri”

Më: 3 maj 2024 Në ora: 18:13
George Ilenikhena

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi ka vënë syrin te sulmuesi i Royal Antwerp, George Ilenikhena, i cili tashmë po konsiderohet si "Osimhen i ardhshëm".

Sulmuesi i lindur në Nigeri, Ilenikhena, aktualisht nën kontratë me skuadrën belge, Royal Antwerp është një nga objektivat e Interit për sezonin e ardhshëm.

Alexis Sanchez është një nga pesë lojtarët e Interit që pritet të largohet gjatë verës dhe thuhet se kampioni i Serie A po e konsideron sulmuesin premtues si një zëvendësues të mundshëm për kilianin.

Ilenikhena ka lindur në Lagos të Nigerisë më 16 gusht 2006 dhe ka gjithashtu shtetësi franceze. Ai shënoi 14 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë një kundër Barcelonës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dhe ai u bë golashënuesi i dytë më i ri në kompeticion pas Ansu Fatit.

Ilenikhena ka luajtur nën drejtimin e Mark Van Bommel këtë sezon, dhe trajneri holandez është ndër kandidatët për të zëvendësuar Stefano Piolin në Milano sezonin e ardhshëm, kështu që dyshja mund të ribashkohen në Derbin e ardhshëm të Madonninas në 2024/25.

Sipas “Gazzettas”, prioriteti i Interit mbetet nënshkrimi i Albert Gudmundsson nga Genoa këtë verë, por Ilenikhena, i cili gjithashtu monitorohet nga shumë klube të tjera kryesore në Evropë, mbetet një opsion për kampionin e ri të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat