Tuchel: Nuk jam i shqetësuar

Futboll

Tuchel: Nuk jam i shqetësuar

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:04
Tuchel

Bayern Munich është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm, pasi disa muaj më parë vendosi të ndahej nga Thomas Tuchel.

Megjithatë, disa refuzimeve nga Julian Nagelsmann dhe Ralph Rangnick, bashkë me mundësinë për të arritur në finalen e Champions League, mund të bëjë të mundur konfirmimin e Thomas Tuchel.

Për këtë temë është shprehur vetë trajneri gjerman, duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shtutgartit:

“Kemi rënë dakord për përfundimin e kontratës, ky është një fakt. Por çdo marrëveshje mund të anulohet bashkërisht, siç mund ta shihni. Sepse ne kishim një kontratë në fuqi dhe vendosëm ta ndërpresim atë. Pra çdo gjë është e mundur”.

Ish-trajneri i Chelsea dhe Borussia Dortmund ka komentuar edhe zërat sipas të cilëve janë pak trajnerë të tërhequr nga Bayern Munich:

“Nuk e besoj. Pozicioni ishte mjaft tërheqës për mua, mendoj se është tërheqës edhe për të tjerët. Për pjesën tjetër do të preferoja të heshtja për këtë çështje. Për momentin jam unë trajneri.

“Ne kemi detyra interesante përpara nesh, duam të arrijmë në finalen e Champions League. Ajo që është e qartë për mua është se e ardhmja e Bayernit nuk më duket shqetësuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat