Ferizaj me fitore siguron matematikisht Superligën

Futboll

Ferizaj me fitore siguron matematikisht Superligën

Më: 4 maj 2024 Në ora: 11:33
Ferizaj

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 25-të në dy grupet e Ligës së Parë do të zhvillohen ditën e sotme.

Gara është shumë e ashpër si për mbijetesë ashtu edhe për ngjitjen në elitë, derisa vëmendja do të jetë sot në Grupin B.

Ferizaj do të përballet me Flamurtarin në udhëtim, derisa një fitore eventuale nga ‘Ujqit’ në kryeqytet do të thotë se ata matematikisht do të sigurojnë ngjitjen në elitë, dy xhiro para fundit.

Ramiz Sadiku pret Vjosën, derisa Prishtina e re do të përballet me 2 Korrikun gjithashtu në udhëtim.

Mjaftë interesant është situata edhe në Grupin A, aty ku Suhareka po kërkon ngjitjen në elitë, derisa sot luan në udhëtim te Drenica.

Ndeshje shumë interesante është edhe ajo mes Vëllaznimit dhe Trepçës ’89 si dhe në Mitrovicë ku Trepça pret Dinamon.

Istogu takohet me Rilindjen 1974 derisa sfidë interesante zhvillohet edhe mes Rahovecit dhe Phoenix.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat