“Titullin e merituam plotësisht”, Ancelotti: Festimet? Tani i gjithë fokusi është te Bayern-i!

Futboll

“Titullin e merituam plotësisht”, Ancelotti: Festimet? Tani i gjithë fokusi është te Bayern-i!

Më: 5 maj 2024 Në ora: 09:27
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti u shpreh pas sigurimit matematikisht të titullit kampion se skuadra e tij e meritoi këtë triumf.

“Një kampionat i merituar në të gjitha aspektet, jemi shumë shumë të lumtur”-tha italiani për mediet.

Më tej, ai shtoi se do të donte që të festojnë, por shtoi se për momentin fokusi është i gjithi te ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League ndaj Bayern Munich.

“Ne do të donim të festonim, por të gjithë e dimë që të mërkurën do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, duam të përgatitemi mirë për t’i bërë tifozët edhe më të lumtur, të shtunën atëherë do të festojmë së bashku kampionatin”-deklaroi ndër të tjera Carlo Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat