Granit Xhaka nuk është normal, çon në këmbë Gjermaninë

Futboll

Granit Xhaka nuk është normal, çon në këmbë Gjermaninë

Nga: K.Goca Më: 5 maj 2024 Në ora: 18:52
Granit Xhaka

Bayer Leverkuseni e ka turpëruar me rezultat 5:1 Enitracht-in në Frankfurt. 

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, djali nga Kosova, ka çmendur gjermanët me golin që ka shënuar në minutën e 12-të. 

Ai nga rreth 22-23 metra shënoi në këndin e epërm të majtë, duke lënë të shtangur vendasit. 

Për vendasit realizoi Ekitike (32') dhe për Bayerin shënuan Xhaka (12'), Schick )44'), Palacios (58'- nga penalltia), Frimpong (78'), Boniface (89' - nga penalltia).

Pas javës së 32-të në Bundesliga I, Bayer kryeson me 84 pikë e ka 15 më shumë se Bayerni në vend të dytë dhe Eintracht renditet në të gjashtin me 45 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat