Gjashtë gola në Anfield, Liverpooli më i mirë se Tottenhami

Futboll

Gjashtë gola në Anfield, Liverpooli më i mirë se Tottenhami

Nga: K.G. Më: 5 maj 2024 Në ora: 19:23
Liverpooli

LIverpooli ka arkëtuar tre pikë por që ka pak shpresa për titullin e kampionit në Angli. 

Gjashtë gola në "Anfield", LIverpooli e mposhti me rezultat 4:2 Tottenhamin.

Për vendasit shënuan Salah (16'); Robertson (45’), Gakpo (50') e Elliott (59') dhe për udhëtuesit realizuan Richarlison (72') e Son Heung - Min (77').

Pas javës së 36-të në Premier League, Arsenali kryeson me 83 pikë, pasojnë Manchester City me 82 (një ndeshje më pak), Liverpooli 78 dhe Tottenham është në pozitën e pestë me 60 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat