Milani befasohet nga Genoa në San Siro

Futboll

Milani befasohet nga Genoa në San Siro

Nga: K.G. Më: 5 maj 2024 Në ora: 19:54
Pamje nga ndeshja

Milani ndali vetëm një pikë ndaj Genoa-s.

Milani ka barazuar me rezultat 3:3 me Geno-an, në takimin që u zhvillua në stadiumin "San Siro" në Milano.

Mysafirët u përpoqën dhe ia dolën që të befasojnë. 

Retegui shëno nga penalltia në minutën e 5-të për 0:1 por vendasit barazuan me golin e Florenzit në minutën e  45-të. 

Pjesa e dytë dramatike e me kthesa në rezultat. 

Genoa sërish në epërsi me 1:2 me golin e lojtarit Ekuban në minutën e 48-të. 

Milani mobilizohet dhe shënoi dy gola të shpejt në harkun kohor 3 minuta. 

Gabbia barazoi 2:2 në minutën e 72-të dhe pas tre minutave Giroud shënoi për 3:2. 

Në minutën e 87-të, Thiaw shënoi autogol për 3:3. 

Pas javës së 35-të në Serie A, Milani zë vendin e dytë me 71 pikë e Genoa është në të 12-tin me 43 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat