Vedat Muriqi: Nuk jam i kënaqur

Futboll

Vedat Muriqi: Nuk jam i kënaqur

Më: 5 maj 2024 Në ora: 23:51
Vedat Muriqi

Sulmuesi nga Kosova,Vedat Muriqi, i cili aktualisht luan për skuadrën spanjolle RCD Mallorca, gjatë këtij edicioni, ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë për të ndihmuar Mallorcan që të jetë pranë arritjes së qëllimit për të siguruar qëndrimin në La Liga për edicionin e ardhshëm, gjë që skuadra kërkon ta zyrtarizojë në javët e fundit të sezonit.

A jeni i kënaqur me edicionin që keni zhvilluar?

"Jo, nuk jam i kënaqur, sepse e fillova në mënyrën më të dobët, pasi humba dy penallti në fillim, nuk ia dola të rikthehesha dhe më pas pësova një lëndim që më la jashtë fushave për dy muaj.

Gjëja pozitive është se tani fizikisht jam mirë, por ende më duhet kohë që psikologjikisht të përgatitem prandaj unë dua që sezoni të përfundojë dhe të gjej formën më të mirë dhe të jem gati për edicionin e ardhshëm", ka thënë Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat