Daku në formën më të mirë

Futboll

Daku në formën më të mirë

Më: 7 maj 2024 Në ora: 14:58
Mirlind Daku

Sulmuesi gjilanas ka shënuar sërish, ku edhe kësaj radhe goli i tij ka qenë vendimtar për t’i siguruar skuadrës së tij një pikë të rëndësishme.

Daku ishte vendimtar duke shënuar në minutat shtesë për t’i siguruar Rubin Kazanit një pikë të madhe në barazimin 2-2 në transfertë ndaj CSKA Moska.

Falë paraqitjes fantastike dhe golit të shënuar, Mirlind Daku ka zënë vend në formacionin e javës së 27-të në elitën e futbollit rus.

Deri më tani, Daku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë në Superligën e Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat