Hoqi dorë nga lojtari i Kosovës dhe i dha fitoren kundërshtarëve, trajneri kandidat për Milanin pranon gabimin

Futboll

Hoqi dorë nga lojtari i Kosovës dhe i dha fitoren kundërshtarëve, trajneri kandidat për Milanin pranon gabimin

Më: 7 maj 2024 Në ora: 17:06
Edon Zhegrova e Paulo Fonseka

Lille ka humbur një ndeshje shumë të rëndësishme në fushën e vet përballë Lyonit me shifrat 4:3, pas një paraqitje të tmerrshme në minutat e fundit ku u arrit dhe u përmbys nga miqtë.

Një ndeshje që shumëkush e cilësoi të ndryshuar nga nja gabim i trajnerit Paulo Fonseka me largimin nga fusha e lojës të Edon Zhegrovës në minutën e 74-t.

Në momentin kur ylli nga Kosova doli, pasi kishte shënuar një gol dhe kishte krijuar vazhdimisht panik në prapavijën e Lyonit, inercia e takimit ndryshoi plotësisht dhe miqtë sulmuan e gjetën golat që u dhuruan fitoren.

Pas ndeshjes, Fonseka, i cili shihet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Milanit, ka pranuar gabimin e tij.

“Është e thjeshtë ta thuash tani, por nuk dua të gjej justifikime. Ne duhej të luanim.

Në pjesën e dytë ne nuk deshëm të luanim, nuk deshëm topin. Nuk mund t;ua dorëzojmë topin lojtarëve të Lionit. Kemi bërë shumë gabime në fazën mbrojtëse.

Zhegrova? Ishte strategji e tillë. Kemi vështirësi të mbrojmë me Edonin në fushë, atëherë unë vendosa që meqë nuk kishim topin, ta nxirrja nga loja. Unë aktivizova Alesandron për t’u mbrojtur më mirë.

Tani, po, ndjej keqardhje. Pas ndeshjes është e thjeshtë ta thuash. Por unë marr të gjithë përgjegjësitë”, tha trajneri i Lilës i cili është përballur me një mori kritikash për vendimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat