Media angleze godet fuqishëm provokuesin Dragan Stojkoviq, serbët elektrizohen

Futboll

Media angleze godet fuqishëm provokuesin Dragan Stojkoviq, serbët elektrizohen

Nga: K.Goca Më: 7 maj 2024 Në ora: 23:36
Dragan Stojkoviq

Dragan Stojkoviq, selektor i Serbisë në futboll, një provokues i madh ndaj shqiptarëve, kur dihet se me 2 dhjetor të vitit 2022, në Doha të Katari, në kuadër të Kampionatit Evropian, u dëgjua duke sharë me nënë shqiptarët, për faktin se nuk e duroi dot golin e Xherdan Shaqirit dhe paraqitjen e kapitenit Granit Xhaka, kësaj radhe ka marrë një goditje të fuqishme e poshtëruese nga anglezët. 

Zvicra e kishte mundur me rezultat 3:2 Serbinë e Stojkoviqit.

Një farë pamfleti serb “Kurir” ka vajtuar Stojkoviqin.

Sipas tyre, renditja në fund e Stokoviqit, si trajneri më i dobët në Evropian, është një goditje brutale nga ana e anglezëve.

“Arroganca e tyre është gjithmonë në nivel, mendojnë se janë mbi të gjithë dhe këtë e ka konfirmuar portali i specializuar “FourFourTwo” duke analizuar përzgjedhësit para Europianit.

Gjegjësisht, trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviq - Piksi është vendosur në vendin e fundit, të 24-tin për nga cilësia, pa ndonjë analizë serioze”, shkarravit pamfleti serb, duke shtuar: “Sipas tyre më i miri është Didier Deschamps nga Franca, i ndjekur nga Luciano Spalletti (Itali), Julian Nagelsmann (Gjermani), Gareth Southgate (Angli) dhe Zlatko Daliç (Kroaci).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat