Tashmë është mësuar e ardhmja e futbollistit Hakim Ziyech.
Futbollisti maroken nuk do të rikthehet tek skuadra e Chelseat në fund të këtij edicioni.
Ziyech pritet të vazhdojë me ekipin e Galatasaray, tek të cilët po paraqitet këtë sezon.
Klauzola e blerjes në kontratën e tij është nisur nga Galatasaray dhe kontratat tashmë janë nënshkruar.
Chelsea ka dërguar dokumentet e nevojshme për t’i konfirmuar klubit turk se marrëveshja është përfunduar.
Ziyech u transferua te Galatasaray si huazim në verën e vitit 2023.